Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 10:20

​Telefoni i palosshëm Xiaomi mund të ketë tre kamera

Pekin | 14/08/2019 18:15

Xiaomi ka paraqitur një patentë në Zyrën e Pronës Intelektuale të BE-së për dizajnin e telefonit të tij të palosshëm.

Vizatimet teknike të pajisjes tregojnë një dizajn të mrekullueshëm me lakim të dyfishtë, por gjithashtu tregojnë tre kamera në anën e pasme, transmeton KosovaPress.

Telefoni është i ndarë në tre segmente. Segmentet majtas dhe djathtas do të përkulen drejt qendrës, dhe në këtë mënyrë kamera në pjesën e pasme do të mbulohet. Kamera e përparme do të mbetet e pambuluar nëse Xiaomi zgjedh një zgjidhje pop-up, pasi vetë dizajni nuk tregon një kamerë për selfi.

Pajisja ishte planifikuar fillimisht për tremujorin e dytë të këtij viti dhe duhet të kushtojë më lirë se Samsung Galaxy Fold.

Sidoqoftë, pasi Samsung ndërpreu dorëzimin e modelit të saj, kompani të tjera që premtuan telefonat e tyre fleksibël (Huawei, Xiaomi dhe të tjerët) nuk janë ende të gatshme të njoftojnë datat e lansimit zyrtar të pajisjeve të tyre në treg.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress