Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.08.2019 02:11

​Sulmet në Christchurch detyrojnë “Facebook”-un të kufizojë shërbimin “Livestream”

| 15/05/2019 10:58

Facebook njoftoi sot kufizimin e përdorimit të platformës së tij të transmetimit me video në kohë reale, një akses që u përdor nga vrasësi i Christchurch në Zelandën e Re për transmetimin live të masakrës ku mbetën të vrarë 52 persona në disa xhami në mesin e muajit mars.

Rrjeti social u kritikua ashpër për vonesën e ndërprerjes së transmetimit të videos, imazhet e tmerrshme u shpërndanë shumë shpejt në internet.

Grupi premtoi se do të rishikonte kushtet e përdorimit të transmetimit Live.

Tashmë, përdoruesit duke shkelur rregullat e përdorimit të rrjetit social, veçanërisht ato që përjashtojnë organizatat dhe individët e rrezikshëm, nuk do të kenë më akses për një farë kohe, pasi kjo masë hyn në fuqi pas shkeljes së parë.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern e cilësoi këtë nismë si hapi i parë pozitiv.

‘’Sulmi terrorist i 15 marsit evidentoi mënyrën e keqpërdorimit të publikimit të drejtpërdrejtë të fotove në Live Streaming për të përhapur urrejtjen. Facebook ndërmori hapin e parë konkret për të frenuar këtë taktikë të përsëritur në platformë’’, pohoi Ardern.

‘’Deri më sot nëse persona të caktuar publikonin përmbajtje që binin ndesh me standardet tona në Facebook Live apo diku tjetër në platformën tonë ne do të fshijmë përmbajtjen’’, shkruan Guy Rosen, një zyrtar i lartë i kompanisë në një blog ku edhe specifikoi politikën e të tolerancës zero.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress