Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.01.2017 06:15

​Suckerberk: Facebook është më shumë se një rrjet social

| 24/12/2016 14:57

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg duket se ka pranuar më në fund se rrjeti social është një kompani mediatike, por “jo një kompani tradicionale mediatike”.

Në një video çat me Sheryl Sandberg, Zukcerberg thotë: “Facebook është një lloj i ri platforme. Nuk është një kompani tradicionale teknologjike. Nuk është një kompani mediatike tradicionale. Ne e dimë se ndërtojmë teknologji dhe ndihem përgjegjës se si ta përdorim. Ne nuk shkruajmë lajme që njerëzit t’i lexojnë në platformë. Por në të njëjtën kohë ne e dimë se bëjmë shumë më shumë se shpërndarje e lajmeve, dhe jemi pjesë e rëndësishme e debatit publik”.

Ndërsa përdoruesit prej kohësh thonë se Facebook është një kompani mediatike, pasi shpërndan lajme dhe ushtron gjykimin editorial, Zuckerberg më herët ka qenë i lëkundur për ta quajtur Facebook një kompani teknologjik, transmeton KosovaPress.

Shqetësimi mbi influencën e Facebook erdhi pas fokusit tek lajmet e rreme që u shfaqën dhe impaktin në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress