Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:14

​Sony Xperia XA3 vjen me ekran 21:9 pa ‘dhëmbë’

Tokio | 10/02/2019 18:41

Një raport i gjatë 18:9 është bërë i zakonshëm pasi industria e telefonit kaloi në një stil me prerje në ekranet.

Disa kompani kanë zbatuar edhe më shumë variacione 18.5:9 dhe 19:9 të marrëdhënieve në ekran, ndërsa Sony tani zbaton një raport 21:9 për telefonin e ardhshëm Xperia XA3, transmeton KosovaPress.

Pajisja e re e prodhuesit japonez do të ketë një ekran dukshëm më të gjatë, pa asnjë prerje dhe një raport proporcional 21:9. Sony nuk do të vendosë një vrimë në ekran për kamerën dhe në vend të kësaj ka një dizajn të vjetër me një aparat fotografik në kornizën e sipërme.

Specifikimet e ekranit janë të panjohura për momentin, por raportet sugjerojnë se XA3 mund të ketë një ekran 5.9 inç me rezolucion 2560 x 1080p.

Po ashtu, pritet një sistem me dy kamera në anën e pasme 23MP + 8MP me blic të dyfishtë LED. Në pjesën e poshtme të telefonit ndodhet porti USB-C, ndërsa sensori i gjurmëve të gishtave ndodhet në anën e kornizës.

Telefoni do të ketë çip Snapdragon 660, i kombinuar me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse, dhe bateri 3500mAh.

Pritet që Sony Xperia XA3 të prezantohet gjatë MWC 2019 në Barcelonë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress