Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.05.2017 03:39

​Shpikja që lindi rastësisht nga një shëtitje ne fushë

| 05/02/2017 17:17

Ngjitëset me “gjemba” kanë përdorim të gjerë, që nga atletet, sandalet, çantat e deri te rripat. George de Mestral lindi në Zvicër në 1907. Studimet i kreu për inxhinieri. De Mestral u frymëzua të shpikë pelhurën Velcro® krejt rastësisht duke parë gjembat e rrodheve që ishin kapur në rrobat e tij, pasi u kthye nga një shëtitje ne fushë me qenin e tij.

De Mestral filloi të ekzaminonte rrodhet nën një mikroskop, duke studiuar strukturën e tyre. Ai filloi të punojë për të krijuar një sistem sintetik fiksimi që imitonte grepat dhe sythet e rrodheve. Ai filloi zhvillimin e pëlhurës ngjitese në vitin 1948 dhe e përfundoi punën në vitin 1955, vit në të cilin ai patentoi shpikjen e tij.

Krijimi i pëlhures shkoi nëpër disa faza para se ajo të finalizohej. De Mestral bashkëpunoi me një qëndistari në Francë për të krijuar grepa dhe unazore të forta dhe të qëndrueshme mjaftueshëm për tu kapur së bashku. Fillimisht u prodhua pëlhura ngjitëse nga pambuku, por përfundimisht provat treguan që materiali më i përshtatshëm ishte nga najloni. Kështu në vitin 1955, de Mestral shpiku materialin e tij të ri të ri: Velcro®. Emri është një kombinim i fjalëve franceze “kadife” dhe “grep”.Pas finalizimit të projektimit tij me bazë najloni, de Mestral menjëherë patentoi shpikjen e tij.

Ai publikoi shpikjen e tij për përdorim komercial në fund të viteve 1950. Me gjithë perpjekjet dhe konceptimin me kujdes të produktit, tregtimi i tij nuk ka qenë një sukses i menjëhershëm. E vetmja kontrate e sukseshme që arriti të siguronte për Velcro® ishte me NASA-n në vitin 1960 për prodhimin e kostumeve të austronautëve.

De Mestral i shiti të drejtat e tij të kompanisë Velcro® sapo arriti këtë sukses. Sot, Velcro® është një material standard që përdoret në sendet e përdorimit të përditshëm në familje apo në punë.Lidhja e fortë dhe e qëndrueshme që krijon pëlhura Velcro është veçanërisht e përhapur për këpucët e fëmijëve dhe veshjet. Edhe pse patenta origjinale ka skaduar që në vitin 1978, Velcro® është ende një markë tregtare e mbrojtur nga kompania holandeze Velcro®.

De Mestral vdiq në Zvicër, më 8 shkurt, 1990


Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress