Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 10:43

​Shkencëtarët gjejnë qese plastike në ‘vendin më të pikëlluar’ në botë (Foto)

Los Anxhelos | 16/05/2018 19:21

Një qese plastike ka arritur në pikën më të thellë në Tokë – atë në Marian të Paqësorit prej 10,898 metrash.

Këtë e ka bërë të ditur baza e të dhënave të "Deep-Sea Debris", koleksion i fotografive dhe vide incizimeve të krijuara gjatë pesë mijë turneve të hulumtuesve nënujorë në periudhën prej tri dekadash.  

Përveç qeses plastike, gjatë zhytjes janë zbuluar edhe më shumë se  3.400 pjesë bërlloku, si goma, metal, derisa pjesa më e madhe ishte plastikë, transmeton KosovaPress.  

Shkencëtarët thonë se prania e plastikës mund të rrezikojë ekosistemet e rralla.  

Por, si arriti plastika në pikën më të thellë ujore në botë?     

Sipas mediave, fajtor për këtë mund të jenë dhjetë lumenj që rrjedhin nga rajonet e populluara, të ciklat sjellin hedhurina në oqean.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress