Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:28

​Shitet makina më e shpejtë në histori - foto

Uashington | 25/08/2019 17:42

Makina dikur më e shpejtë në botë është blerë në ankand nga një miliarder amerikan anonim për një shumë marramendëse prej 18 milionë eurosh.

Bëhet fjalë për McLaren F1 LM, një kryevepër e Gordon Mary e vitit 1994, e prodhuar në 106 kopje, prej të cilave vetëm 64 u lejuan të dalin në rrugë publike.

Midis tyre është ai me numrin serik 18. Dikur makina më e shpejtë në botë kishte edicionin e saj të veçantë me specifikimin LM të motorit dhe të ashtuquajturin  pako për përditësim të karrocerisë.


Logoja ndodhet në krahun e fiksuar në pjesën e pasme dhe motori i fuqishëm i BMW V12 arrin 1.000 rrotullime për minutë më shumë se standardi.

Makina zhvillon rreth 700 kuaj fuqi dhe sot në shteg është pothuajse e pandalshme.

Ka të kaluar vetëm 21.500 km dhe vjen me një letër rekomandimi nga riparuesi kryesor i modelit, Harold Dermot: "F1/018 është F1 im i preferuar dhe një nga më sfiduesit që kishim rastin ta bëjmë".


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress