Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 12:20

​Shefi i Ripple: Bitcoin kontrollohet nga kinezët

Boston | 13/06/2018 17:04

Brad Garlinghouse, kryeshef ekzekutiv i Ripple, u përgjigj hapur gjatë një interviste për perspektivat e valutave digjitale për të ardhmen.

Midis kritikave të tjera, ai theksoi se teknologjia blockchain është kryesisht e lartë dhe se bërthama bitcoin (BTC) kontrollohet nga kinezët dhe nuk ka shpresë të jetë një monedhë botërore, transmeton KosovaPress.

"Një numër i njerëzve të shquar, madje Steve Wozniak, ka thënë se sheh një botë ku Bitcoin është monedha kryesore. Mendoj se kjo është absurde. Unë nuk mendoj se ndonjë ekonomi e madhe do të lejojë të ndodhë kjo. Nuk ka kuptim”, tha ai gjatë një konference në Boston.

Garlinghouse, 47, ndodhet në këtë pozitë që nga viti 2015, derisa më herët ka punuar në sektorin e teknologjisë me kompani të njohura si Yahoo!, AOL, Silver Lake Partners, @Ventures, @Home Network, SBC Communications.

Ndryshe Ripple është valuta e tretë më e popullarizuar digjitale në tregun e kapitalit.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress