Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 08:19

​SHBA do t’i shesë 32 aeroplanë luftarakë F-35 në Poloni

Uashington | 11/09/2019 19:51

Departamenti i Shtetit njoftoi sot se ka aprovuar një ofertë të vlefshme prej 6,5 miliardë dollarë për të shitur 32 avionë luftarakë F-35 në Poloni.

“Shitja e avionëve do të rrisë kontributin e Polonisë në NATO dhe do të zvogëlojë varësinë e saj nga pajisjet ruse”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit në një deklaratë.

Sipas Reuters, në prill, Pentagoni i sugjeroi Kongresit të konsiderojë shitjen e një aeroplani amerikan Lockheed Martin në një shtet anëtar të BE-së ose NATO-s.

Kongresi atëherë përmendi Greqinë, Rumaninë, Spanjën ose Singaporin si vende të mundshme për të ofruar aeroplanët.

Vendimi i Departamentit të Shtetit për të pranuar ofertën për shitjen e aeroplanëve në Poloni erdhi disa ditë pasi zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence vizitoi Poloninë për të shënuar 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress