Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:22

​SHBA beson se rusët testuan raketa hipersonike

Uashington | 13/08/2019 23:47

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se shpërthimi i fundit në Rusi, kur pesë shkencëtarë u vranë, ishte i lidhur me programin e raketave hipersonike.

Kështu tha sot një zyrtar i administratës së presidentit Donald Trump, raporton Reuters.

Agjencia bërthamore e Rusisë Rosatom raportoi më herët se incidenti ndodhi gjatë testimit të raketave në një platformë në det të hapur kur karburanti i raketës u ndez, duke shkaktuar shpërthimin.

Zyrtari amerikan që deshi të mbetet anonim, tha se Uashingtoni nuk ishte gati të pohojë nëse bëhej fjalë për një shpërthim bërthamor, por beson se aty janë përfshirë elemente radioaktive.

Shpërthimi, argumenton ai, mund të jetë një hap potencialisht i rëndësishëm prapa për programin rus, megjithëse është e paqartë nëse është shkaktuar nga  dështimi i lansimit, transmeton KosovaPress.

Përpjekjet e Rusisë për të zhvilluar raketa hipersonike vënë në dyshim vazhdimin edhe për pesë vjet të tjera të Marrëveshje bërthamore Fillimi i Ri, e cila skadon në vitin 2021.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress