Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 09:55

​Seat prezanton Leon karavan me 300 kuaj fuqi – foto

Madrid | 12/03/2019 19:18

Kompania spanjolle Seat, një anëtare e Grupit Volkswagen, paraqiti serinë e kufizuar Leon Cupra R ST karavan.

Bazuar në hatchback-un Leon Cupra R, ky model është mundësuar nga një turbo-benzinë me katër cilindra 2.0-litërsh, transmeton KosovaPress.

Vetura është e pajisur me një transmetim automatik DSG që zhvillon 300 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0-100 km/h për 4.9 sekonda. Ndryshe nga hatchback Cupra R, ST karavan ka një motor me të katër boshtet.


Enterieri është i dominuar nga fibrat e karbonit, dhe në versionin standard vjen me ekran me prekje 8 inç, ndërkohë që timoni dhe leva e lëvizjes janë të veshura me Alcantar. 


Edhe pse Cupra ka qenë një markë e pavarur për një kohë, modelet aktuale të Seat do të mbajnë logon e kompanisë për të shmangur konfuzionin.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress