Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 05:05

​Samsung prezanton Galaxy XCover Pro

Prishtinë | 14/01/2020 13:57

Samsung Electronics zbuloi sot Galaxy XCover Pro, një smartphone të dizenjuar dhe projektuar për punonjësit e vijës së parë në një larmi industrish në të gjithë botën.

Galaxy XCover Pro rivizualizon plotësisht smartphone-in e biznesit, duke ofruar një pajisje të qëndrueshme, por edhe elegante për konsumatorët.

Galaxy XCover Pro është ndërtuar në bazë të tipareve premium të trashëgimisë së telefonave inteligjentë Samsung, duke përfshirë një ekran të plotë, bateri të qëndrueshme dhe mbrojtje nga platforma e sigurisë Samsung Knox.

Për më tepër, pajisja është përmirësuar me zgjidhje unike të ofruara nga partnerët për t'u përdorur në një gamë të gjerë skenarësh biznesi, duke përfshirë aftësinë për të integruar funksionin e sapo lançuar walkie talkie në Microsoft Teams.

Pajisja ka rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit IP68, dhe është e aftë t’i bëjë ballë rënieve deri në 1.5m, edhe pa një kasë mbrojtëse, dhe është e certifikuar me MIL-STD 810G për mbrojtje të besueshme kundër lartësisë ekstreme, lagështisë dhe kushteve të tjera të rënda mjedisore.

Mbështetja dhe përputhshmëria e karikimit Pogo me karikimin e palëve të treta sigurojnë që telefoni të jetë gjithmongati për ditën e punës, dhe një bateri 4,050mAh që zgjat edhe pasi dita ka përfunduar.

Për kohët kur nevojitet edhe më shumë energji, bateria është e zëvendësueshme - thjesht fusni baterinë rezervë dhe vazhdoni.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress