Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.09.2018 11:34

​Samsung prezanton Galaxy S9 dhe S9+ në Kosovë

Prishtinë | 13/03/2018 15:02

Me kamera totalisht të re, më e avancuara deri tani, për foto edhe në ndriçim jo perfekt, Super Slow motion për video fantastike, Emoji AR, audio të shkëlqyeshme e shumë karakteristika të tjera - flagshipet e reja Galaxy S9 & S9+ ripërcaktojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën.

Samsung Electronics prezantoi sot në Prishtinë smartfonët e rinj flagship të serisë Galaxy dhe pikërisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+, të cilët u lançuan më 25 shkurt në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që u mbajt në Barcelonë, ku Samsung u vlerësua me më shumë se 30 çmime, ndër të cilat edhe çmimin më prestigjioz GLOMO Awards për smartfonin Galaxy S9+ si “Pajisja e Re më e Mirë e Lidhur“ pikërisht për dizajnin e tij të rafinuar, kamerën e përparuar dhe performancën e jashtëzakonshme, të cilat me imagjinatë reinterpretojnë mënyrën se si ne sot komunikojmë, ndajmë dhe përjetojmë botën.

"Në flagshipet e rinj Galaxy S9 dhe S9+, ne kemi inkorporuar të gjitha njohuritë tona, inovacionin dhe përsosmërinë për të thjeshtuar komunikimin e sotëm dhe për ta bërë më të lehtë dhe më interesant", tha Arbër Shala, Account Manager i Samsung Electronics për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Galaxy S9 dhe S9+ janë pajisje ideale që plotësojnë nevojat e konsumatorëve për komunikim më intensiv, por edhe për shprehjen e personalitetit të përdoruesve me foto, video dhe emoji AR. Galaxy S9 dhe S9+ kanë kamerën më të avancuar deri më tani me një hapje të re të dyfishtë për të shkrepjet me dritë të ulët, aftësitë video të ngadalta dhe Emoji AR  e personalizuar.“ – theksoi më tej Julian Kamberi, Menaxher Teknik i Produktit pranë Samsung.

Galaxy S9 dhe S9+ janë inovative edhe në aspektin e zërit, sepse mbajnë altoparlantë të integruar stereo të akorduar me AKG dhe audio të shkëlqyeshme me Dolby Atmos duke siguruar efektin e zërit. Një nga gjërat e reja është aplikacioni SmartThings që bashkon shërbimet ekzistuese IoT të Samsung në një eksperiencë unike smart.

Galaxy S9 dhe S9+ kanë gjithashtu një ekran elegant pa kufij Infinity[1] - një element kyç në trashëgiminë e projektimit të Samsung që u prezantua për herë të parë në modelet Galaxy S8 dhe S8+. Ekrani i pafundëm Super AMOLED me shkëlqim dhe i ndritshëm pothuajse shkrihet me telefonin. Me një përmirësim të rregullueshëm të kontrastit, përdoruesit mund të përdorin pajisjen e tyre edhe kur janë të ekspozuar ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.


Galaxy S9 dhe S9+ vijnë në tregun kosovar në ngjyrat e Zezë e Mesnatës, Blu Koralor dhe e Purpurt Jargavani. Galaxy S9 dhe S9+ do të jenë të disponueshëm në treg pranë partnerëve të Samsung, NTP GAMA, Neptun dhe IPKO Telecommunication, duke filluar nga data 16 Mars 2018 dhe çmimi i rekomanduar për shitjen me pakicë për S9 është 919.00 EUR dhe për S9+ është 1029.00 EUR.








Temat:
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress