Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.07.2018 05:38

​Sa kushton motori i Ferrarit? (Foto)

Romë | 03/01/2018 12:57

LaFerrari është një makinë shumë e rrallë dhe e shtrenjtë. Kur shfaqet në reklama, që nuk është aq shpesh, çmimi i njësisë së përdorur varion nga disa deri në dhjetë milionë dollarë / euro.

Sidoqoftë, këto ditë vëmendja u tërhoq në një reklamë të pazakontë në eBay që ishte ofruar për shitje - jo një veturë - por një agregat i fuqizuar nga V12 nga një LaFerrari. Motori shitet 335,000 dollarë.

Kujtojmë, Ferrari ka pajisur modelin e tij më të shtrenjtë me një sistem hibrid, i cili përbëhet nga një motor elektrik me 163 kuaj fuqi dhe benzinë 6.3 litra V12 prej 800 kuaj-fuqi.

Në këtë rast, ofrohet vetëm njësia V12, për të cilën shitësi pretendon se është përdorur vetëm 32 kilometra, dhe nuk dihet se çfarë ndodhi me makinën.

Ferrari ka prodhuar 710 njësi të modelit La Ferrari, prej të cilave 500 janë variant coupe, dhe 210 të tjera janë me një çati të hapur. Të gjitha modelet janë shitur, transmeton KosovaPress.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress