Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 02:03

​Rusia shtyn dërgimin e sistemit S-400 në Turqi

Ankara | 04/11/2019 12:49

Dorëzimi i serisë së dytë të sistemit raketor S-400 të Rusisë në Turqi mund të shtyhet përtej afatit të planifikuar të vitit 2020 për të negociuar ndarjen e teknologjisë dhe prodhimin e përbashkët.

Kreu i Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir, tha se dorëzimi i sistemit S-400 në Turqi do të vonohej për shkak të negociatave për ndarjen e teknologjisë dhe prodhimin e përbashkët, raporton Reuters.

Demir gjithashtu tha se Rusia kishte ofruar për të shitur aeroplanët e saj luftarakë në Turqi dhe se Ankaraja po vlerëson ofertën.

Ai tha se vendimi do të merret pas një "analize gjithëpërfshirëse" të ofertës, transmeton KosovaPress.

Turqia mori grupin e parë të S-400 në korrik, me gjithë kundërshtimin e SHBA-së dhe kërcënimeve për sanksione, por Uashingtoni vazhdon të bisedojë me Ankaranë për largimin e vendit nga sistemi mbrojtës i Rusisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress