Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:32

​Rryma nga plastika e pa ricikluar - foto

Londër | 11/07/2019 20:00

Mbetjet e pa ricikluara të plastikës që gjenden në oqeane dhe plazhe mund të shndërrohen në rrymë falë një metode inovative.

Shkencëtarët kanë krijuar metodën 'e parë në botë', e cila mund të kthejë plastikën e pa ricikluar në karburant, i cili mund të përdoret për energji elektrike  në makina dhe shtëpi.    

Ekspertët në Universitetin e Chester u përqendruan në materiale, të cilat nuk mund të riciklohen, të tilla si paketimi i ushqimit ose plastika.


Ata shpresojnë ta shndërrojnë atë në energji elektrike me hidrogjen ekologjikisht miqësor, duke mos mbetur asnjë mbetje plastike.


Zhvilluesit pretendojnë se kjo është hera e parë që ekspertët kanë punuar një metodë, e cila përdor të gjitha llojet e plastikës së pa ricikluar pa lënë mbetje prapa.

Pjesa tjetër e gazit përdoret për të gjeneruar energji elektrike përmes motorëve me gaz, pasi termocentrali do të prodhojë energji elektrike si një nënprodukt i hidrogjenit, transmeton KosovaPress.


Procesi përfshin marrjen e plastikës së papërpunuar dhe të palarë, duke e grirë  në gjatësi 5 cm përpara se të shkrihet në një furrë në temperaturë 1000 ° C.

Gazrat e prodhuara në këtë procedurë më pas konvertohen në energji.  


Shpresohet se teknologjia e patentuar së shpejti do të jetë në gjendje të prodhojë rrymë në Ellesmere Port, Cheshire, por edhe për 7,000 shtëpi në një ditë të vetme, si dhe 7.000 makina me hidrogjen çdo dy javë në Britani të Madhe.


Risia, e krijuar në partneritet me PowerHouse Energy, do të mbështetet në të gjithë Azinë për të ndihmuar eliminimin e plastikës nga oqeanet dhe plazhet në mbarë botën.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress