Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:20

​Rriten ndjeshëm të ardhurat e njerëzve me ndikim në rrjetet sociale

Prishtinë | 15/11/2019 09:47

Sipas një raporti të ri, paratë e bëra nga ndikuesit në mediat sociale janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Firma e marketingut Izea tregoi çmimin mesatar të një fotografie të sponsorizuar në Instagram, duke thënë se nga 134 dollarë në vitin 2014 është rritur në 1.641 dollarë në 2019.

Markat duket se janë të gatshme të paguajnë për të sponsorizuar postime, video, stories dhe blogje, thotë Business Insider.

Por një ekspert këmbëngul se nuk do të thotë që ky është fundi i reklamave tradicionale.

“Marketingu dixhital është një ekuivalent i fjalës së gojës por gjithmonë do ketë një miksim mes asaj dhe reklamës dixhitale”, tha Yuval Ben-Itzhak, shefi ekzekutiv i platformës së marketingut në mediat sociale Socialbakers.

Raporti studioi përmbajtjen e sponsorizuar në Facebook, YouTube, Instagram dhe Blog, duke ekzaminuar normat e negociuara nga 2014 deri në 2019.

Nga ata që konsiderohen mikro ndikues, pra njerëz me më pak se 100 mijë ndjekës e deri tek personat e famshëm, u zbulua se përmes rrjete sociale fitohen shumë para, përcjell Ora News.

Studimi zbuloi që:

- Kostoja mesatare për një foto të sponsorizuar në Instagram është rritur me 44% nga 2018 në 2019

- Për një postim të sponsorizuar në blog, çmimi është rritur nga 7.39 dollarë në 2006 në 1.442 dollarë në 2019

- Videot në YouTube komandojnë tarifat më të larta, katër herë më shumë se forma tjetër e përmbajtjes së sponsorizuar, deri nga 420 dollarë në 2014 në 6,700 dollarë në 2019.

- Një azhornim i statusit në Facebook është rritur nga 8 dollarë në 2014 në 395 dollarë në 2019.

- Një postim në Twitter është rritur nga 29 dollarë në 2014 në 422 dollarë në 2019


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress