Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:19

​Rolls-Royce ndryshon serish projektuesin kryesor, sllovaku largohet pas vetëm 6 muajsh

Londër | 07/10/2019 18:14

Joseph Kabanj, i cili mori postin e kreut të dizajnit për super-markën luksoze britanike të makinave në fillim të prillit, u largua nga posti.

Ai ishte njeriu i parë i projektit Rolls-Royce për vetëm gjashtë muaj, kështu që tërheqja e tij vjen si befasi. Prodhuesi britanik komentoi shkurtimisht largimin e projektuesit sllovak.

"Megjithëse Jozeph ishte me ne shumë shkurt, ne e falënderojmë për kontributin e tij gjatë mandatit të tij në kompaninë tonë dhe i urojmë të gjitha më të mirat në të ardhmen".

Rolls-Royce njoftoi gjithashtu se njoftimi për emërimin e pasardhësit të tij do të bëhet në kohën e duhur, transmeton KosovaPress.

Kabanj e filloi karrierën e tij në Volkswagen dhe në 2003 u transferua në Audi. 46-vjeçari është i njohur për punën në Bugatti Veyron. Vitet e fundit, përpara largimit të tij nga Grupi VW, ai ishte kreu i dizajnit të jashtëm të makinave Skoda.

Ndër të tjera, ai ka projektuar gjeneratën e tretë të Octavia, dhe është përgjegjës për ridizajnimin e saj të diskutueshëm nga fundi i vitit 2016.

Në fillim të vitit 2017, ai u transferua në BMW Group, i cili gjithashtu zotëron Rolls-Royce, dhe në prill 2019 u emërua kreu i dizajnit për markën e famshme të makinave.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress