Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 11:36

​Reformat klimatike të Angela Merkel ndeshin një rezistencë të ashpër

Berlin | 21/09/2019 13:36

Paketa klimatike e qeverisë së koalicionit, Angela Merkel, ka marrë kritika të ashpra si nga partitë parlamentare, shoqatat ekonomike dhe mjedisore dhe shkencëtarët.

"Masat e ndryshimit të klimës të paraqitura nga qeveria nuk do të arrijnë qëllimet e zvogëlimit të emetimeve të CO2 deri në vitin 2030. Duhet thënë: kjo paketë nuk është asgjë e madhe," tha klimatologu nga Hamburgu, Mojib Latif.

Ai veçanërisht kritikoi masën me të cilën industria duhet të paguajë vetëm 10 euro për ton dyoksid karboni të prodhuar, transmeton KosovaPress.

"Megjithëse kjo tarifë duhet të rritet në 35 euro për ton, ajo është ende e pamjaftueshme. Në realitet, një ton duhet të paguhet 180 euro," tha Latif për ARD.

Partia parlamentare e të Gjelbërve është gjithashtu e pakënaqur me paketën klimatike të Merkel. Kryetari i partisë Robert Habezk në veçanti kritikoi rritjen e zbritjeve të taksave për ata që lëvizin me makinë.

"Kjo është marrëzi e plotë. Ajo i shpërblen ata që shkojnë me makinë në punë në vend se të përdorin hekurudhat," tha Habezk për ‘Die Welt’.

Paketa e masave, ndër të tjera, kërkon të kompensojë rritjen e çmimeve të karburantit nga ulja e taksave.

Partia e Majtë beson se masat klimatike do të godasin veçanërisht njerëzit me gjendje më të dobët financiare dhe si e tillë paketa e klimës është jo shoqërore dhe joefektive.

Alternativa populiste për Gjermaninë (AfD) e konsideron paketën e klimës si "ideologji të pastër".

"Ndaloni ngrohjen me naftë dhe shtrenjtimin e karburantit: qytetarët janë grabitur me paturpësi në emër të një ideologjie," tha kreu i AfD Alice Weidel përmes Twitter, transmeton KosovaPress.

Përfaqësuesit e biznesit e shohin paketën e klimës të shpallur prej kohësh si një hap të rëndësishëm përpara, por ende i pamjaftueshëm.

Shoqatat e industrialistëve dhe përfaqësuesit e dhomave të tregtisë besojnë se në periudhën e ardhshme qeveria duhet të kujdeset për rregulla të qarta në mënyrë që Gjermania të mos humbasë tërheqjen për investitorët e huaj. Në gjithë këtë bën pjesë, para së gjithash, kompensimi për rritjen e çmimeve të energjisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress