Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 27.07.2017 08:47

​Rastësisht blejnë veturën në të cilën u vra Notorius B.I.G. (Foto)

Los Anxhelos | 18/03/2017 17:38

Kur e kishin blerë një veturë nuk kishin pasur idenë se në të ishte vrarë reperi i famshëm, por as idenë se pas 20 vjetësh mund të fitojnë miliona.

Një çift i paidentifikuar kishte blerë në vitin 1997 veturën GMC Suburban në një ankand publik dhe që nga ajo kohë e kishin përdorë si veturë familjare. Madje, kishin kaluar mbi 183.000 km duke mos ditur se në këtë automjet më 9 mars 1997 në Los Anxhelos ishte vrarë reperi i njohur Notorious B.I.G. 

Për lajmin e vdekjes mësuan tetë vjet pas blerjes së veturës, kur një detektiv ua shpalosi historinë e automobilit. Dera origjinale e bashkëvozitësit ishte hequr nga policia gjatë hetimeve dhe e shfrytëzoi si fakt material. Fakti i vetëm në veturë i cili përkujton në ngjarjen tragjike ishte vrima e plumbit në rripin e sigurisë, transmeton KosovaPress.

Automjeti aktualisht ndodhet në “target” të kompanisë “MomentsInTime”, e cila kohë më parë shiti BMW në të cilën ishte vrarë këngëtari Tupac Shaku. Çmimi është 1.5 milion dollarë.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress