Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 02:54

​Prodhohen vetëm 20 vetura: Bugatti Chiron Sport "110 Ans Edition" - foto

Paris | 10/02/2019 16:53

Bugatti feston ditëlindjen e tij të 110-të me një version të veçantë të modelit Chiron.

Chiron Sport "110 Ans Edition" është i bazuar në Bugatti Chiron Sport të rregullt dhe do të jetë në dispozicion vetëm në ngjyrën Steel Blue me elemente të fibër karboni, si dhe me detaje dekorative në ngjyrat e flamurit francez.

Ulëset sportive shoqërohen me nuanca të jashtme të makinës dhe janë të veshura me lëkurë.


Motori është 8.0-litra  W16 që nuk ka ndryshime me Chiron standard, duke pasur parasysh se 1,500 kuaj fuqi dhe 1.600 Nm janë të mjaftueshme, transmeton KosovaPress.


Çmimi i Bugatti Chiron Sport "110 Ans Edition" ende nuk dihet dhe do të prodhohen vetëm 20 kopje të këtij versioni të veçantë.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress