Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:19

​”Porsche” prezanton modelin e parë tërësisht elektronik

Prishtinë | 09/09/2019 18:08

Prodhuesi gjerman i makinave, ”Porsche” nisi zyrtarisht prodhimin e modelit të tij të parë tërësisht elektrik ”Porsche Taycan”, gjë që u vlerësua nga ministri gjerman i transportit, Andreas Scheuer, në ceremoninë e hapjes.

Gjatë evenimentit, Scheuer tha se ishte shumë e rëndësishme që të bisedohej më shumë për produkte ”prodhuar në Gjermani” dhe se kompania kishte të drejtë që ishte përqendruar në rritjen e mundësive të punësimit në rajon.

”Porsche” investoi 700 milionë euro për vendin e ri të prodhimit, në selinë e tij në Shtutgart.

Fabrika e prodhimit të makinave elektrike përfshin edhe një linjë të re montimi dhe një repart lyerjeje.

Në mënyrë që prodhimi i makinës së re të mbetet në Shtutgart, të punësuarit ranë dakord që të heqin dorën nga rritja e pagave deri në vitin 2025.

Gjithashtu, u punësuan edhe 1 500 punonjës të rinj.

Kryetari i bordit të ”Porsche”, Oliver Blume tha se tashmë janë paraporositur 30 000 makina të reja tip ”Taycan”./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress