Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:10

​Porsche prezanton dy motorë të ri të fuqishëm – foto

Shtutgart | 18/06/2019 17:48

Prodhuesi nga Stuttgart ka publikuar fotot dhe detajet teknike të 718 Cayman GT4 dhe 718 Spyder.

Dy Porsche të reja kanë marrë vendin në krye të ofertës së familjes së 718. Ata janë të mundësuar nga një motor me 6 cilindra atmosferikë të zhvilluar rishtazi, që sigurojnë 420 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Fuqia transferohet në boshte duke përdorur një transmetim manual me 6 shpejtësi dhe përshpejton nga vendi deri 100 km në orë për vetëm 4.4 sekonda. Porsche 718 Spyder arrin një maksimum prej 301 km/h, ndërsa 718 Cayman GT4 mund të zhvillojë 304 km / h.


Me një performancë kaq të fuqishme, çmimi është i drejtë, kështu që 718 Spyder në Gjermani kushton 93,350 euro dhe 718 Cayman GT4 prej 96,206 euro.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress