Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:16

​Policia gjermane dënon shoferin, Porsche-ja e tij mund të verbojë ngasësit

Berlin | 14/04/2019 23:41

Një shofer është urdhëruar të qëndrojë jashtë rrugëve nga policia të cilët thanë se Porsche e tij, e veshur në një petë të reflektuar ari ishte shumë e shkëlqyeshme.

Policia në Hamburg, Gjermani vërejti shoferin 31-vjeçar dhe e ndaloi atë, duke thënë se Porsche Panamera e tij ishte e rrezikshme, pasi mund të verbojë shoferët e tjerë.

Ata e urdhëruan të heqë fletët metalike dhe të ri-regjistrojë automjetin, por më vonë serish u kap në rrugë për të njëjtën arsye, pasi nuk kishte përmbushur detyrimet.

Pas ndalimit të dytë, policia mori çelësat, dokumentet dhe targat para se automjeti të tërhiqej në një garazh, transmeton KosovaPress.

Shoferi u gjobit me një shumë të papërcaktuar të hollash dhe ai tash duhet të heqë fletët metalike nga vetura, në mënyrë që të dalë serish në rrugë.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress