Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:50

​Peugeot i ri 208 nuk do të mbajë shenjën GTi

Paris | 05/10/2019 20:50

Peugeot 208 i ri nuk do të mbajë shenjën legjendare GTi në versionin më të fuqishëm.

Versioni sportiv i hatchback-ut të vogël do të quhet Peugeot Sport Engineered, përkundër trashëgimisë që mbart në etiketën e famshme.

Peugeot ka zgjedhur këtë veprim për shkak të tranzicionit elektrik dhe përqendrimit në elektrizimin e modeleve me performancë të lartë, transmeton KosovaPress.

Një model tashmë është etiketuar Peugeot Sport Engineered - Sedan 508 u zbulua në Panairin e veturave në Gjenevë këtë vit.

Sigurisht, në vetë Peugeot ekziston një rrymë që mbron  mbijetesën e emrit GTi pavarësisht elektrifikimit, duke përmendur si shembull Porsche Taycan Turbo, megjithëse "turbo" nuk ka asnjë lidhje me makinën elektrike.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress