Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 15.12.2018 01:45

​Patatja ishte bartur në Paqësor nga natyra dhe jo nga njerëzit

Nju Jork | 16/04/2018 14:21

Studiuesit kanë zbuluar se patatet e ëmbla ishin të pranishme në kohën kur nuk kishte njerëz.

Kjo lloj perime kishte udhëtuar nga kontinentin amerikan në Polinezi vetvetiu.

Kjo mund të jetë ndodhur për shkak të erërave, zogjve, ujit ose forcave tjera natyrale, transmeton KosovaPress.

Më herët, shkencëtarët kishin menduar se ishin njerëzit ata që sollën bimën në Polinezi.

Shkencëtarët kanë zbuluar se patatja e ëmbël ishte e pranishme në kohën kur nuk kishte njerëz dhe se patatja kishte udhëtuar në rajonin e Polinezisë nga Amerika vetvetiu, pa intervenimin e njerëzve.

Zbulimi është e kundërta e asaj që mendohej në teorinë e mëhershme për lidhjet e kontinentit amerikan dhe Polinezisë para kohës së Kolombos.

Profesori Robert Scotland nga Oxfordi, i cili ka zhvilluar studimin e ri, thotë se ekipi i tij ka zbuluar se patatate e ëmbla janë më të hershme se njerëzimi.

Nga studimi i ADN-së është gjetur se patatja e ëmbël i takon periudhës prej para më shumë se 800 mijë vjetësh.

Më herët studiuesit kishin kërkuar përgjigjen se si patatja me origjinë nga Amerika, ishte përhapur në Polinezi kur evropianët e parë arritën atje.

Sipas studimeve të mëhershme sugjerohej se ekzistenca e patates së ëmbël në Polinezi ishte provë për kontaktet para evropiane ndërmjet banorëve të Polinezisë dhe Amerikës.

“Analizat filogjenetike të sekuencave të ADN-së nxorën pemë familjare që ishin në konflikt, por studiuesit thanë se provat kontradiktore janë për shkak të rolit të dyfishtë të Ipomoea trifida. 'Patatja e ëmbël u ngrit nga I. trifida dhe më vonë u hibridizua me I. trifida për të prodhuar një linjë tjetër të pavarur të patates së ëmbël,” thuhet në raport.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress