Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 09:56

​Pas 50-vitesh NASA do të analizojë mostrat hënore

| 13/03/2019 13:27

Më në fund NASA do të hapë një seri mostrash të cilat u koleksionuar dhe u sollën para 50-vitesh në Tokë nga misioni i saj Apollo.

Agjencia njoftoi se janë përzgjedhur dy ekipe për të analizuar materialet të vjetra me dekada nga Apollo 15 dhe 17, disa prej të cilave nuk janë hapur asnjëherë në Tokë.

Shkencëtarët në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goddard të NASA-s do të analizojnë mostrat hënore për të kuptuar më mirë bollëkun e përbërësve organikë në Hënë, dhe se si këto materiale i rezistojnë efekteve të rrezeve kozmike.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress