Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:17

​Paralajmërim për përdoruesit e Samsung, kini kujdes nga ky mashtrim!

| 11/07/2019 14:42

Miliona përdorues të celularëve Samsung po paralajmërojnë për një përditësim që mund t'ju kushtojë shumë.

Ekspertët thonë se askush nuk duhet të shkarkojë aplikacionin që quhet "Updates for Samsung - Android Update Versions".

Kjo është një mënyrë që të tërheqë përdoruesit që të bëjnë përditësime në celularët e tyre. Në fakt, Samsung siguron përditësime falas që shkarkohen në mënyrë të thjeshtë tek "settings".

Por ky aplikacion, i cili nuk ka lidhje me gjigjantin e teknologjisë i kërkon përdoruesve rreth 35 dollarë për tu shkarkuar.

Ekspertët thonë se kjo "i bomardon" Samsung-ët me reklama dhe i ngadalëson celularët, ndërkohë që krijuesi fiton para me shumicë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress