Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:37

​Oppo K3 vjen më 23 maj

Pekin | 16/05/2019 17:52

Oppo njoftoi se do të lansojë telefonin e tij më të ri Oppo K3 më 23 maj. Gjithashtu konfirmohet se telefoni do të përdorë chipset Snapdragon 710.

Oppo nuk ka publikuar shumë informacion për modelin K3 deri më tani, por nga informacionet e zbuluara më parë dihet se telefoni do të ketë një ekran 6.5 inç FHD + AMOLED, i cili përfshin një sensor gjurmë gishtash.

Oppo K3 gjithashtu do të ketë kamerë për selfi si modeli Reno, dhe në anën e pasme do të ketë dy kamera 16MP + 2MP. Çdo gjë do të mundësohet nga një bateri 3700mAh me ngarkesë të shpejtë VOOC 3.0 të 20W, transmeton KosovaPress.

Më shumë informacione rreth telefonit Oppo K3  do të zbulohen ditëve të ardhshme.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress