Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:16

​Operatorët evropianë dëshirojnë forcimin e telekomunikacionit në BE

Prishtinë | 02/12/2019 21:01

Grupet kryesore të telekomunikacionit evropian i kërkuan sot Brukselit të inkurajojë konsolidimin transnacional në BE, për t’u bërë ballë rivalëve të tyre kinezë e amerikanë.

Në një deklaratë të lëshuar ditën e takimit të tyre me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager, kujdestare e konkurrencës në BE, liderët e operatorëve të njohur, si gjermani Deutsche Telekom dhe francezi Orange, i bënë thirrje Brukselit që të merret aktivisht me fragmentizimin e tregut evropian të telekomunikacionit.

Kjo deklarata e nënshkruar nga 21 drejtues të grupeve të telekomunikacionit është një sinjal për Komisionin e ri Evropian, të kryesuar nga Ursula von der Leyen, që e mori zyrtarisht detyrën të dielën.

Drejtuesit evropianë të telekomunikacionit u shprehën se duan të punojnë ngushtë me institucionet e BE, me qëllimin që ta kthejnë në realitet ambicien për një sektor evropian telekomunikacioni të fortë./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress