Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 06:21

​Opel me model të ri sportiv

Shtutgart | 13/06/2018 19:29

Prodhuesi gjerman Opel, i cili që nga viti i kaluar është nën ombrellën e grupit PSA, ka paralajmëruar se do njoftoi makinën e re sportive.

Sportisti i fundit i vërtetë nga Opel ishte një Speedster i shkëlqyer, prodhimi i të cilit ka kohë që ka marrë fund, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, Opel kthehet në këtë segment dhe njofton konceptin e saj GT për fundin e këtij viti, si një vizion i linjës së re të dizajnit të markës së saj.

"Koncepti GT është një shprehje e vlerës së vërtetë dhe pastërtisë së dizajnit që ne duam të kapim, por në mënyrë të avancuar dhe të guximshme", tha nënpresidenti i Opel, Mark Adams.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress