Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 24.10.2017 12:45

​Opel heq dorë nga prodhimi i SUV-it të madh pas ndërrimit të pronarit

Munih | 11/08/2017 17:34

Planet për modelin e SUV-it më të madh në gamën e Opel-it janë ngrirë pasi në fillim të gushtit kompaninë edhe zyrtarisht e mori grupi PSA, transmeton KosovaPress.

Siç shkruan Auto Express, e ardhmja e një modeli të tillë aktualisht është e paqartë dhe sigurisht se planet për zhvillimin e tij nuk do të hyjnë së shpejti në rendin e ditës.

Burimi i njëjtë thotë se SUV-i i Opel-it nuk përfshihet në planin afarist të kompanisë, i cili duhet të merret në 100 ditët e ardhshme dhe t’iu prezantohet  pronarëve të ri – grupit PSA Peugeot Citroen.  Opel më herët gjatë këtij viti paralajmëroi se planifikon prodhimin e modelit të madh SUV, i cili do të prodhohej në Riselshaim dhe të dalë në shitje pas tri vjetësh.

Ky model pritet t’i bashkëngjitet gamës crossover/SUV, të cilin deri më tash e përbëjnë  Crossland X, Mokka X dhe Grandland X, dhe në treg do të ishte rival i automjeteve si Ford Edge, i cili që një kohë të gjatë është i pranishëm në Evropë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress