Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 26.04.2019 02:50

​Norvegjia: Pengimi i sinjaleve GPS është alarmante

Kopenhagë | 11/02/2019 12:51

Shërbimi informativ norvegjez tha sot se ndërhyrja e sinjalit GPS, që ndodhi gjatë ushtrimeve të mëdha të NATO-s në Norvegji vitin e kaluar, është "veçanërisht shqetësuese" për ushtrinë dhe është gjithashtu një "kërcënim për aviacionin civil në paqe".

Agjencia e inteligjencës tha në raportin e saj vjetor se "sinjalizimi i ndërhyrjes nuk është vetëm një sfidë e re" për anëtarët e NATO-s, por do të rrisë aftësinë e Rusisë për të projektuar fuqinë e saj në paqe, krizë dhe luftë, raporton AP.

Norvegjia dhe Finlanda protestuan kundër incidentit gjatë ushtrimeve të NATO-s midis 25 tetorit dhe 7 nëntorit, kur Oslo pretendoi se forcat ruse në Gadishullin Kola në Arktik qëndronin pas pengimit të sinjalit GPS.

Moska nga ana e saj ka mohuar çdo përfshirje të mundshme në këtë incident.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress