Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 30.04.2017 02:59

​Norvegjia mbyll sinjalin “FM”

| 11/01/2017 13:49

Norvegjia është i pari vend në botë që fillon mbylljen e sinjaleve analoge të radios. Vendi nordik nis kështu ndërprerjen e sinjalit “FM” në orën 11:11, sipas orës lokale, të mërkurën, për t’ia lënë vendin transmetimeve audiodigjitale.

Sinjalet numerike kanë një cilësi më të mirë se ato analoge dhe rreth një të tetën e kostos të tyre. 

Por ka edhe nga ata, që janë të shqetësuar për pasojat që ky ndryshim do të ketë te të moshuarit, apo drejtuesit e mjeteve. 

Sipas një sondazhi të zhvilluar në dhjetor, dy të tretat e norvegjezëve mendojnë se qeveria po vepron shumë shpejt. 

Në përfundim të procesit, rrjetet kombëtare do të jenë të disponueshme vetëm në transmetime numerike, ndërsa stacionet lokale do të kenë 5 vite kohë për të bërë kalimin. 

Pavarësisht se rreth 70 përqind e dëgjuesve në Norvegji përdorin aparatura digjitale për të dëgjuar stacionet e tyre të preferuara, kritikët thonë se shumë njerëz do të detyrohen të bëjnë shpenzime të konsiderueshme, nëse do të duan të vazhdojnë të dëgjojnë radio. 

Një radio e re makine, për shembull, kushton në Norvegji afro 500 dollarë. “Norvegjia nuk është e përgatitur për këtë. Ka miliona radio në shtëpi, apartamente dhe barka, që nuk do të punojnë më dhe vetëm 25 për qind e makinave në vend kanë radio digjitale apo adaptues”, thonë kritikët. 

Sidoqoftë, zyrtarët janë të vendosur ta bëjnë këtë ndryshim, ndërkohë që vende si Zvicra dhe Britania, që po shqyrtojnë mundësinë e kalimit te rrjetet digjitale, pa dyshim do të ndjekin me kureshtje çfarë do të ndodhë muajt e ardhshëm.

Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress