Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:23

​Njihuni me Range Rover për 2018 (Foto)

Los Anxhelos | 11/10/2017 21:46

Land Rover ka publikuar fotografitë dhe detajet teknike të modelit të ristilizuar Range Rover.

Në mesin e risive që sjell modeli i ri është versioni plug-in hibrid me 404 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Modeli më luksoz në gamën e Land Rover ka pësuar pak ndryshime të stilit në eksterier dhe në brendi të automjetit, ndërsa për blerës do të jetë në dispozicion edhe dritat e reja të parme dhe të pasme Pixel-laser LED.

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur edhe sa i përket sistemit të motorit, i cili përbëhet nga katër cilindra 2.0 litra benzinë, elektromotorit dhe pakos së baterive litium-jon me kapacitet 13,1 kWh. 

Kombinimi i përgjithshëm i fuqisë së sistemit hibrid është 404 kuaj fuqi.

Range Rover me motorin plug-in hibrid deri në 100 km në orë arrin për 6,8 sekonda, para se të arrijë shpejtësinë maksimale prej 220 km/h. 

Automjeti mund të kalojë mbi 50 kilometra, duke përdorur kryesisht energjinë elektrike.

Për blerësit, të cilët dëshirojnë të blejnë makinë më të fuqishme, Land Rover ofron Range Rover të avancuar me SVAutobiography Dynamic me 5 litra V8 benzinë, me kompresor. Ky version disponon me 565 kuaj fuqi.  Range Rover për 2018 në sallonet e shitjes arrin në fund të këtij viti.



 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress