Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:25

​Një miliard euro të humbura: Mercedes krijon ‘varrezë’ nga automjetet e reja

Munih | 08/09/2019 16:45

Publiku gjerman u intrigua nga një foto që tregon 9,000 makina të reja Mercedes të parkuara në pistën e gjatë të aeroplanëve 2.5 kilometra në Ahlhorn.

Sipas radios Bremen, bëhet fjalë për 9,000 makina me vlerë afro një miliard euro që Mercedes u detyrua t’i linte në këtë vend.

Arsyeja nuk është ende e qartë, por reporterët e radios Bremen kanë zbuluar se ato ishin automjete të prodhuara në një fabrikë amerikane në Tuskalosa Alabama, që nuk i plotësonin standardet e Mercedes-it në prodhim, transmeton KosovaPress.

Sipas një raporti të publikuar nga Automobilvohe për publikun, rreth 40,000 automjete të reja Mercedes nuk mund të shiten për shkak të problemeve me vendet dhe parakolpët.

Në këtë "varrezë makinash" ka makina GLE dhe GLS SUV, vetura të klasës C dhe E. Modelet CLS gjithashtu mund të shihen, dhe prania e automjeteve që nuk janë prodhuar për një kohë të gjatë, siç janë automjetet ML dhe të klasës R, është veçanërisht interesante.

Disa prej mediave kanë kontaktuar me Mercedes për një arsyetim, duke thënë se këto janë procese normale të prodhimit, dhe se zona të tilla logjistike janë mjaft normale për ruajtje të përkohshme.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress