Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.10.2017 08:49

​​Një makinë si kjo? Në 2017-ën!

Prishtinë | 08/04/2016 16:26

Modeli Shelby GT350 do të dal në treg vitin e ardhshëm. 2017 do të sjell Shelby-në me një paketë kompletë të re të freskuar me ndryshime të mëdha.

Kjo paketë përfshinë nën modele që janë duke u prodhuar përmes sistemit MagneRide, sistem me fikje të pasme dhe pa tym prapa. Në të do të ketë edhe sisteme të ftohjes dhe nxehjes për kohën, të tilla që temperaturës së trupit t’i përshtaten vetë në diferenca nga hyrje daljet në makinë.

Modelet e reja që do të vijnë të kufizuara në treg, duket se do të tregohen bujare sa I përket zgjedhjes së ngjyrave. E kuqe ‘Ruby ‘ dhe e kaltërt ‘Lightning’ janë vetëm dy prej ngjyrave të prezantuara tash. 

Në makinë do të gjeni një sistem të shëndoshë të komunikimit, makina do t’i flasë nëntë gjuhë, nën paketën elektronike dhe do të ketë sistem të informative SYNC 3 që do të vijnë në një ekran argëtues dhe plotë mundësi. Ky ekran gjithashtu ka funksion të navigimit.

Modeli me 5.2-litra motor V8 me 526 bhp me gjashtë shpejtësi, do t’ju prezantojë me kërkesën tuaj edhe shpenzimet pas çdo vozitje të shtypura në letër. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress