Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:20

​Ngasja e çmendur, rrokulliset tri herë me veturë në autostradë – video

Londër | 14/04/2019 23:45

Një vozitës i çmendur është kapur nga kamera në Uells duke vozitur 170 km në orë, pak para se të rrokullisej tri herë në rrugë.

Wayne Sebury, 59-vjeç, po e ngiste Mini-n e tij të kaltër në autostradën M4 pranë Port Talbot, Uellsi Jugor, kur u përfshi në një zënkë me Paul Carpenter, 44-vjeç që po ngiste veturën tjetër.

Vozitësit e zemëruar me njëri-tjetrin nisën të dyfishonin shpejtësinë dhe vazhdimisht kalonin njëri-tjetrin duke ndezur dritat.


Vetura Mini pas disa tejkalimeve goditi barrierat e rrugës dhe u rrotullua në autostradë.

Vozitësi fatmirësisht shpëtoi, por në gjykatë ai dhe Carpenter u shpallën fajtorë për ngasje të rrezikshme, transmeton KosovaPress.


Sebury u urdhërua punë të detyrueshme 18-mujore në komunitet, iu mor leja për 12 muaj dhe duhet të punojë 150 orë pa pagesë, ndërsa Carpenter u dënua me gjashtë muaj burg dhe iu mor leja për 18 muaj.

"Është një fat i madh që askush nuk është vrarë ose plagosur rëndë dhe pamja e filmit të ngjarjes  dërgon një mesazh të qartë për pasojat e ngasjes në një mënyrë kaq të papërgjegjshme", thanë zyrtarë policorë pas aksidentit.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress