Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 07:36

​Në një veturë në Zagreb matet temperatura 81 gradë Celsius

Zagreb | 13/08/2019 18:52

Në një makinë të parkuar në diell në Zagreb, është matur temperatura 81 gradë Celsius, njofton Auto-klubi Maksimir duke paralajmëruar se do të propozojë masa parandaluese, përfshirë zhvillimin e një termometri për të paralajmëruar temperaturën e tepërt në automjet.

Më 25 korrik, në një tjetër veturë ishte matur temperatura prej 74 gradë Celsius, raporton Hina.

Për shkak të valëve të shpeshta dhe të gjata të vapës, dhe ndryshimit të kushteve klimatike, disa masa mbrojtëse do të propozohen vitin e ardhshëm.

"Ne do të iniciojmë prodhimin e termometrave, të cilët do të sinjalizojnë për të paralajmëruar rritjen e tepërt të temperaturës në makina, traktorë, kamionë dhe makina ndërtimi", thuhet në deklaratë.

Auto-klubi Maksimir gjithashtu njoftoi se do të bëjnë një analizë të efekteve të mundshme negative të temperaturave të larta në materialet e instaluara brenda makinës, si dhe përcaktimin se cilat lëngje dhe materiale janë një rrezik i mundshëm për shkak të avullimit, shpërthimit ose ndezjes.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress