Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 30.03.2017 06:41

​Në Kinë një robot ka fituar ndaj njerëzve në një program televiziv

| 08/02/2017 11:08

Një robot me inteligjencë artificiale ka arritur të fitojë ndaj njerëzve në një program popullor kuizi në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Roboti me inteligjencë artificiale i zhvilluar nga motori kërkimor i internetit në Kinë, Sogou dhe që mban emrin "Wangzai", ka qenë pjesë e një programi në Kinë që titullohet "Yizhan Daodi". Formati i programit është i njëjtë me atë amerikan, "Who's Still Standing?". 

 

Wangzai i cili ka aftësi të larta depozitimi të të dhënave dhe të kopjojë mimikat e njerëzve, arriti të marrë çmimin e madh duke lënë pas shumë garues, në mesin e të cilëve ishte edhe një i diplomuar në Universitetin Harvard. 

 

Duke kuptuar me shpejtësi dhe përgjigjur pyetjeve, Wangzai është duartrokitur shumë nga të pranishmit. 

 

Ndërsa kompania e cila ka zhvilluar këtë robot ka thënë se në saj të analizës së shpejtë, Wangzai mund të përgjigjet pyetjeve në të qindtat e sekondës. 

 

Muajin e kaluar kompania e kërkimit në internet Baidu, testoi robotin e emërtuar "Xiaodu". Në këtë testim roboti me inteligjencë artificiale arriti të mposhtë njerëzit në një garë për njohjen e fytyrave të njerëzve dhe dallimin e zërit të tyre. 

 

Kompanitë teknologjike të Kinës janë duke punuar shumë vitet e fundit për zhvillimin në fushën e inteligjencës artificiale. 

 

Sipas raportit të Konferencës Botërore të Internetit, në Kinë vitin e kaluar janë shpenzuar 2.6 miliardë dollar për zhvillimin e projekteve në fushën e inteligjencës artificiale. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress