Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.03.2019 02:08

​Në BE instalohen 8 gigavat të ri nga energjia diellore

Bruksel | 13/03/2019 14:21

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian ka instaluar 36 për qind më shumë kapacitete në sektorin e energjisë diellore se një vit më parë, duke shtuar tetë gigavat të fuqisë së re në rrjet, krahasuar me 5.9 gigavat në 2017, tregojnë statistikat nga shoqata "SolarPower Europe".

Kjo shoqatë ka njoftuar se instalimet diellore në të gjithë Evropën janë rritur me rreth 20 për qind vitin e kaluar në 11 gigavat, me Gjermaninë që ka 2.96 gigavat të kapacitetit të ri, një rritje prej 68 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress