Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:23

​NASA tregon arsyen pse njerëzit nuk mund t’i shohin alienët në Tokë

Pasadena | 06/12/2018 13:41

Shkencëtarët e NASA-s thonë se jashtëtokësorët mund të kenë vizituar tashmë Tokën, por pohojnë se njerëzit nuk mund t'i dallojnë ata, pasi janë "tepër të vegjël".

Shkencëtari i NASA-s Silvano M. Colombano thotë se alienët duken ndryshe nga njerëzit ose ndonjë formë tjetër që njohim dhe se ata kanë teknologji që nuk mund të imagjinohet. 

Ata gjithashtu kanë aftësi për udhëtime hapësinore ndëryjore, transmeton KosovaPress. Kjo deklaratë vjen pasi NASA filloi skanimin e universit si pjesë e programit të saj "Kërkimi për Inteligjencën Jashtëtokësore".

"Unë vetëm dua të theksoj faktin se nëse mund t'i gjejmë ose ata të na gjejnë - nëse tashmë nuk e kanë bërë - ata nuk mund të kenë strukturën tonë," tha  Colombano. 


Ai beson se shkencëtarët sot janë më shumë të fokusuar në gjetjen e shenjave të teknologjisë moderne njerëzore në planetë të tjerë, raporton Daily Mail.

“Kjo do të thotë se ata mund të humbasin sinjalet e civilizimeve që janë shumë më të vjetra se Toka”, pohon Colombano. 

Eksperti i hapësirës gjithashtu tha se jo çdo objekt i paidentifikuar alien - UFO mund të shpjegohet apo të konfirmohet.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress