Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 10:43

​NASA përgatit rikthimin e njeriut në Hënë

| 13/06/2018 10:58

Po përgatitet rikthimi i njeriut në Hënë për 10-vjeçarin e ardhshëm, por ky mision do të paraprihet nga ato robotike, që do të jenë gati në vitin 2019, bëri të ditur agjencia hapësinore, NASA.


”Do të duhen të dërgohen instrumente dhe teknologji në siperfaqen e Hënës për të përgatitur hapat e reja te njeriut”, tha ajo.

Këto misione do të mundësojnë veprimet e para robotike në Hënë.

NASA tha se i ka besuar Steve Clarke rolin e zëvendësadministratorit për eksplorimet në divizionin e kërkimeve shkencore.

Klarke hyri në NASA në vitin 2000 si përgjegjës i inxhinierisë robotike, pas një periudhe në Shtëpinë e Bardhë në Departamentin e Politikës Shkencore dhe Teknologjike.

Në pozicionin e ri në NASA, ai do të shërbejë si drejtues i ekspeditave, i komunitetit shkencor si dhe i marrëdhënieve me kompanitë e interesuara për zhvillimin e stategjisë së zbulimeve robotike.


Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress