Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 04:51

​NASA ka një emër për misionin në Hënë, por jo buxhet

| 14/05/2019 13:08

NASA njoftoi sot emrin e misionit hapësinor amerikan në Hënë në 2024, Artemisa, por i parashtroi Kongresit një rritje të buxhetit për të përfunduar përgatitjet përpara afatit.

Ishte administratori i NASA-s, Jim Bridenstine i cili njoftoi emrin e ri të hënën në mbrëmje, gjatë një video konference me median për të specifikuar shtesën në buxhet prej 1,6 miliardë dollarë që NASA vlerëson se i nevojitet për vitin e ardhshëm buxhetor për të financuar raketën dhe mjetet hapësinore që do t’u duhen astronautëve për të ecur në Hënë.

‘’Artemisa, vajza e Zeusit është motra binjake e Apollonit dhe perëndesha e Hënës’’, pohon Jim Bridenstine.

Në muajin mars, qeveria e Donald Trump njoftoi se rikthimi i astronautëve amerikanë në Hënë, me gruan e parë në bord do të kryhet deri në 2024 dhe jo 2028, siç ishte parashikuar më herët.

Buxheti i përgjithshëm vjetor i NASA-s aktualisht është rreth 21,5 miliardë dollarë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress