Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:15

​NASA del me plan: Rrezatimi nuk mund t’iu bëjë asgjë astronautëve

Pasadena | 12/10/2017 17:27

Mbrojtja e astronautëve nga rrezet kozmike është një nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen studiuesit, të cilët planifikojnë misione të ardhshme në Mars dhe NASA beson se ka një zgjidhje.

Agjencia hapësinore, e cila planifikon të dërgojë njerëzit e saj në "Planetin e Kuq" në vitin 2030, po shqyrton përdorimin e barnave që do të ndryshojnë ADN-në e ekuipazhit të tyre.

Ata mendojnë se barnat mund të ndihmojnë astronautët të mbrohen kundër grimcave me energji të lartë që do të "sulmojnë" trupat e tyre, duke rritur kështu rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Ndryshimet në ADN do të përfshijnë ndryshimin e mënyrës së leximit, por jo edhe bazën e vetë kodit të ADN-së.

Duke përdorur një teknikë të veçantë, do të ishte e mundur për të forcuar udhëzime të caktuara gjenetike. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, demencës dhe sëmundjeve tjera të lidhura me rrezatimin, si dhe në ngritjen e rezistencës së trupit ndaj këtyre efekteve, transmeton KosovaPress.

NASA po ashtu mendon edhe për përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndihmuar diagnostifikimin e sëmundjeve dhe kryerjes së operimeve në hapësirë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress