Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:16

​Moratoriumi i gjuetisë sjell në Nartë pelikanin më të rrallë në botë

Tiranë | 06/10/2019 16:10

Vendosja e moratoriumit për ndalimin e gjuetisë, sjell në Shqipëri një nga shpendët më të rrallë në botë.

Listës së shpendëve në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, i është shtuar edhe 1 lloj i ri: pelikani rozë (Pelecanus onocrotoalus).

Pelikani rozë është një prej 8 llojeve të pelikanëve që ekzistojnë në botë dhe 1 prej 2 llojeve që hasen në vendin tonë, së bashku me atë që gjithkush e njeh: pelikanin kaçurrel (Pelecanus crispus) apo shpendin më të madh në botë të ujërave të ëmbla.

Ndryshe nga pelikani kaçurrel, pelikani rozë nuk folezon në Shqipëri, ndonëse një koloni e shëndetshme e këtij lloji gjendet në anën greke të Prespës së Vogël dhe kësisoj mund të haset rëndom gjatë periudhës së folezimit edhe në anën shqiptare të liqeneve të Prespës në jug-lindje të vendit, në të cilat ushqehet.

Ndryshe nga pelikani kaçurrel, ky lloj është shtegtar (së paku popullata europiane) dhe dimëron kryesisht në Afrikë.

Në ligatinat bregdetare të vendit ky lloj është vrojtuar shumë rrallë dhe ky vrojtim mund të jetë i dyti (pas atij të Karavastasë në 2016) në 25-30 vitet e fundit.

Të dhënat e vitit 2018 dëshmuan se numri i shpendëve të ujit në vendin tonë është rritur ndjeshëm. Kjo edhe si pasojë e vendimeve të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria në mbrojtje të mjedisit, siç është moratoriumi i gjuetisë./atsh

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress