Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.08.2017 09:20

​Mësohet data e ardhjes së versionit 3G të Nokia 3310

Helsinki | 12/08/2017 18:37

HMD Global dhe Nokia po punojnë në versionin e ri të modelit të popullarizuar Nokia 3310, i cili ka debutuar gjatë panairit të sivjetmë MWC.

Një operator irlandez ka konfirmuar se versioni 3G i telefonit Nokia 3310 do të arrijë më vonë gjatë këtij viti, transmeton KosovaPress.

Nokia 3310 me lidhjen 3G tek operatori irlandez “Three Ireland” pritet të jetë i pranishëm në fund të shtatorit ose fillim të tetorit, ndërsa informacionet lidhur me çmimin nuk janë bërë të ditura.

Telefoni i njëjtë është vërejtur edhe në listën e Federal Communications Commission (FCC), gjë e cila sugjeron se ky model do të arrijë edhe në territoret tjera.

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress