Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 02:03

​Merkel: Deri më 2030, një milion stacione për mbushjen e automjeteve elektrike

Berlin | 03/11/2019 17:31

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se ajo dëshiron të rrisë në mënyrë drastike numrin e stacioneve të automjeteve elektrike në Gjermani, për të inkurajuar shoferët të zëvendësojnë motorët e tyre me djegie të brendshme me automjete elektrike.

Ajo e tha këtë në fjalimin e saj të rregullt gjatë fundjavës, duke shtuar se dëshiron që Gjermania të ketë një milion stacione të tilla deri në vitin 2030.

Aktualisht ka 21,000 stacione automjetesh elektrike në Gjermani, transmeton KosovaPress.

Merkel shtoi gjithashtu se stimujt e qeverisë dhe industrisë do të diskutohen në një seancë qeveritare.

Në Gjermani, shumë fabrika prodhojnë makina elektrike, duke përfshirë Daimler, BMW dhe Volkswagen, e cila ka filiale të shumtë si Audi, Skoda dhe Porsche.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress