Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:14

​Mazda tërheq 190 mijë automjete nga tregu

Tokio | 15/04/2019 18:14

Fabrika japoneze e automobilave Mazda do të tërheqë nga tregu 190,000 njësi të modelit Mazda3 kompakt për shkak të defektit të fshirëseve të xhamit.

Shitësit do të zëvendësojnë modulin e kontrollit të fshirëseve të xhamit para 3 qershorit pa asnjë kompensim, raporton AP.

Në dokumentet e publikuara nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut të SHBA, kompania tha se do të tërhiqen modelet Mazda3 të prodhuara nga 2016 deri 2018.

Prodhuesi japonez shpjegoi se makinat mund të përjetojnë gjatë vozitjes rënien e fshirëseve të xhamit, por deri më tash nuk ka raporte për një gjë të tillë, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress