Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:05

​Makinat elektrike nuk janë aq ekologjike sa mendoni

Prishtinë | 22/10/2019 07:37

Industria e prodhimit të makinave elektrike ka parashikuar se deri në vitin 2030, në të gjithë botën do të numërohen rreth 125 milionë automjete të tilla që do të përdoren nga njerëzit.

Sipas tyre dhe shumë prej specialistëve kjo është një prej risive në fushën automjeteve pasi redukton përdorimin e lëndëve djegëse që lëshohen në atmosferë dhe shkaktojnë ndotje.

Por edhe përdorimi i tyre vjen me aspekte negative dhe nuk janë aq ekologjike sa pretendohet. Makinat elektrike punojnë me bateri të furnizuar nga lënda e litiumit ku rezervat më të mëdha ndodhen në Argjentinë.

Në disa prej rajoneve të saj janë çelur projekte për të nxjerrë karbonatin e litiumit nga sipërfaqja e tokës, një proces ky që kërkon dhe përdorimin e një sasie të madhe të ujit.

Këto projekte kanë shkaktuar dhe reagimin e popullsive në këto rajone sidomos në Jujuy të cilët shprehen të shqetësuar për këto projekte pasi ato u marrin disa prej burimeve kryesore të jetesës.

Në një rajon të thatë si ajo, uji është një prej elementeve kryesore që u siguron jetesën atyre si dhe gjallesave të tjera, përcjell ora news.

Sipas disa ekspertëve të burimeve natyrore, përdorimi i litiumit është shqetësues pasi është një lëndë e parinovushme ndaj në disa vite do të jetë tepër shqetësuese.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress